• Pyetje? (+389) 44 488 888
  • Lokacioni Tetovë, Maqedoni
  • Na kontaktoni

Shërbimet

Shërbimet tona

Çdo kompani, e cila e shtrinë veprimtarinë e saj çdo ditë e më shumë, tregon se ofron diçka për të cilën të tjerët kanë nevojë dhe u sjell dobi. Shërbimet që ne ofrojmë janë jo vetëm të dobishme, por mbi të gjitha ato janë të domosdoshme për çdo punëtor apo ndërmarrje e cila dëshiron të punojë sigurtë dhe në bazë të rregullave. Shërbimet të cilat ne i ofrojmë janë:

Matje të kushteve mikroklimatike

Elektrodepo bën matjen e kushteve mikroklimatike në sferën e sigurisë dhe shëndetit në punë, me pajisje nga më të sofistikuarat më precizet dhe me garancion të efikasitetit, në tërë rajonin e gjërë. Inxhinierët tоnë të sigurisë në punë bëjnë matje të temperaturës, lagështisë së ajrit dhe rrymimit të ajrit në ambientin e punës.

Matjet bëhen në kohë të shkurtër, prej disa minutash dhe pa penguar procesin e punës. Të dhënat nga matjet shënohen drejt për së drejti dhe merren për procesim në kompaninë tonë ku edhe përpilohet elaborati nga analizat e ekspertëve tоnë të sigurisë në punë.

Matje të zhurmës

Zhurma është gjithkund rreth nesh. Nivelet e zhurmës të lejuara me standard botëror që nuk dëmtojnë shqisat e ndigjimit tek njeriu shpesh herë edhe nuk vërëhen nga ne. Prandaj, edhe zhurma që nuk e vërejmë ndodh që ta dëmtojë shëndetin tonë dhe ne të mos kemi dijeni.

Për të parandaluar dëmtimin e shëndetit, gjegjësisht dëgjimit të punëtorëve si pasojë e zhurmës në ambientet ku ata punojnë, inxhinierët tоnë bëjnë matje të nivelit të zhurmës në këto ambiente dhe nga analizat e bëra japin rekomandimet e tyre si ekspert të kësaj lëmie.

Matje të ndriçimit

Njejtë si zhurma, edhe ndriçimi është gjithkund rreth nesh, në nivele të ndryshme. Dëmtim të shëndetit, gjegjësisht shqisave të së pamurit, na shkakton si ndriçimi i dobët ashtu edhe ndriçimi i fortë. Kur kemi ndriçim të dobët dhe duhet të punojmë më preciz ne i dëmtojmë shqisat e të pamurit dhe nuk e vërejmë atë, sepse dëmtimi është permanent dhe gradual. E njejta gjë ndodh kur kemi të punojmë në ambiente me ndriçim të fortë mirëpo në vendet me ndriçim të fortë dëmtimi mund të jetë edhe i menjëhershëm. Për parandalim të këtyre dëmtimeve, kujdesen inxhinierët tоnë, të cilët bëjnë matjen e nivelit të ndriçimit dhe nga analizat e tye japin rekomandimet për parandalim apo menjanim të këtyre dëmtimeve.

A-Test dhe matje të gjithë rrjetit elektrik

A-Testi i tokëzimit, është i domosdoshëm për të mbrojtur nga rrufetë, veprimtarinë tuaj punëtorët tuaj si dhe objektet ku ju punoni pasiqë na siguron nëse makina apo pajisja që kemi është e sigurtë, bën punë të sigurtë. Çertifikatat A-Test dhe vërtetimet nga inxhinjerët tоnë i japin vlera të sigurisë dhe jetëgjatësisë mjeteve të punës që posedoni, me qëllim të kryerjes së veprimtarisë suaj, me sukses dhe pa ndërprerje. Inxhinierët tоnë, me përvojë të madhe në këtë fushë, bëjnë matje precize për gjithë rrjetin elektrik të instaluar në objektet apo hapësirat ku ju kryeni veprimtarinë tuaj. Duke filluar prej prizave, kyçjeve, aparateve, rrufepritësve e gjer tek siguresat elektrike që keni instaluar në objektet apo hapësirat tuaja të punës. Ekspertët tоnë të elektrikës, janë ata që sigurojnë punë të rregullt, të sigurtë dhe në të gjithë rrjetin elektrik në objektet tuaj, me mjetet më të sofistikuara, më precize dhe më efektive në rajon.

Vlerësim i Rrezikut

Rreziku në vendin e punës ka disa kategori dhe nivele. Rrezik në procesin e punës llogaritet edhe një gërvishtje sado e vogël në trupin e punëtorit dhe në rast se ka iritim nga gërvishtja, punëtori nuk është në gjendje të fokusohet në punë, gjithashtu rrezikon dëmtime tjera më të mëdha, si për vete, ashtu edhe për kolegët dhe gjithë procesin e punës të kompanisë. Për të larguar rreziqet në vendet e punës kujdesen inxhinjerët tоnë të sigurisë në punë të cilët bëjnë vlerësimin profesional të rrezikut në punë, mënyrat e mbrojtjes nga rreziku si dhe menjanimin total të rrezikut. Ekpserienca shumëvjeçare e ekspertëve tоnë të sigurisë në punë, edukimi profesional dhe niveli skajshmërisht serioz i vështrimit dhe analizës së rrezikut në hapsirat ku ju punoni, jep garancion që i tërë procesi i veprimtarisë tuaj të vijojë pa rrezik.

Planifikim dhe Evakuim

Faktori natyrë; tërmetet, vërshimet, zjarret apo edhe faktorët tjerë dëmtojnë në nivel shumë të larta hapsirat e veprimtarive tona madje mund të shkaktojnë shkatërrim total të hapsirave punuese. Për të shpëtuar nga ky rrezik inxhinierët tоnë sipas hapësirës së punës dhe objekteve të kompanive tuaja, përpilojnë me precizitet plane të evakuimit dhe shpëtimit, duke siguruar kështu mbrojtje të jetës tuaj dhe të punëtorëve tuaj , mbrojtje të mjeteve dhe pajisjeve të cilat shfrytëzohen në procesin e punës, e në këtë formë sigurohet dhe mbrohet kapitali juaj.

Matje kimike dhe biologjike

Për matjet e dëmtimeve kimike dhe biologjike si kompani për siguri në punë, ne posedojmë ekspertët më me eksperiencë dhe me edukim më profesional në rajon. Ekspertët tonë për këto lloj matjesh, bëjnë matje për të githa parametrat e paraparë për parandalim dhe menjanim të këtyre dëmtimeve. Ne dhe ekspertët tonë jemi ata që garantojmë efikasitetin dhe profesionalizmin më të lartë për elaborim preciz, efektiv dhe të sigurtë në lidhje me dëmtimet kimike dhe ato biologjike në ambienet ku ju zhvilloni veprimtarinë tuaj.

Kontrolla mjekësore

Në bazë të ligjeve, rregullave dhe standardeve botërore, duhet që regullisht të kryhen kontrolla shëndetësore nga mjek të lëmisë së mjeksisë së punës. Për të vërtetuar nivelin e pranueshëm të sigurisë në punë, dëshmojnë kontrollet mjeksore dhe ajo se sa kemi kontribuar në parandalimin e dëmtimeve shëndetësore dhe fizike për punëtorët tuaj. Kontrollat mjeksore të cilat i realizon ekipi i ekspertëve tоnë e dëshmon atë se a ka puntori dëmtim të shëndetit gjatë kryerjes së detyrës së vet në hapësirën në të cilën punon ose jo.

Trajnime për Siguri dhe Shëndet në Punë

Trajnime për Mbrojtje nga Zjarri dhe Evakuim

Koncepti i Deklaratës së Sigurisë

Plan kundër zjarrit, evakuimi dhe shpëtim

Koordinator profesional për Siguri dhe Shëndet në Punë