• Pyetje? (+389) 44 488 888
  • Lokacioni Tetovë, Maqedoni
  • Na kontaktoni

Rreth nesh

Historia

Përvojat e përditshme të cilat shpesh e vetëdijësojnë njeriun, patën ndikimin e vet edhe tek ne. Këto përvoja na motivuan edhe neve që të interesohemi për sigurinë dhe shëndetin е punëtorëve këtu në Maqedoni. Nga kërkimet tona nxorrëm rezultate se kjo fushë është pak e zhvilluar dhe siguria e punëtorëve në vendet e punës është shumë e vogël, apo në disa raste edhe nuk ka fare siguri, prandaj ne vendosëm që të themelojmë agjensionin apo ndërmarjen tonë, e cila do të merret me shëndetin dhe sigurinë gjatë punës.

Ideja lindi nga inxhinierët e diplomuar të lëmisë së sigurisë, të cilët zgjodhën disa fusha në të cilat do të veprohet dhe disa mënyra me të cilat do të veprohet dhe së bashku arritëm që të vendosim për hapjen e ndërmarrjes sonë të emërtuar si Elektrodepo.

Vendimi për hapjen e ndërmarrjes tonë kërkoi shumë kohë, hapja e saj zyrtare u bë me 17 Nëntor 2015, që do të thotë se jemi një ndërmarrje relativisht e re. Kjo gjë nuk e mohon aspak faktin se ne jemi një nga të vetmit dhe më të profesionalizuarit në vend.
Lokacioni në të cilin filluam realizimin e misionit tonë ishte Tetova e më pas u zgjeruam edhe në Strumicë dhe Shtip. Kapaciteti me të cilin filluam ishte një kapacitet mesatar, me të cilin mbulonim kryesisht pjesën Veri - Perëndimore të Maqedonisë, e më pas, falë punës që bënim dhe suksesit që tregonim, arritëm të zgjerojmë kapacitetin tonë deri në atë shkallë sa që mbuluam tërë teritorrin e Maqedonisë.
Qëllimi i ndërmarrjes sonë ishte që edhe në vendin tonë, sikurse në të gjitha vendet e botës, çdo punëtor të ndjejë siguri në vendin е tij të punës, me qëllim që sa më pak të ketë pasoja, të cilat në të shumtën e rasteve janë edhe fatale. Ne gjithmonë е përkrahim bindjen tonë që na motivon për punën që bëjmë dhe ajo është se “Siguria fillon me ne”!

Ne kemi sjellë dhe do të vazhdojmë të sjellim gjithmonë e më shumë inovacione në fushën ku punojmë, për e shëndetit tuaj gjatë punës dhe do të tentojmë të largojmë çdo pasojë të mundëshme gjatë procesit punues. Ne do të jemi gjithmonë pranë jush dhe do të punojmë vetëm për ju.

Misioni ynë

Misioni ynë është siguria dhe shëndeti i çdo punëtori gjatë procesit punues. Ne gjithmonë synojmë që të menjanojmë dëmtimet e punëtoreve, sepse çdo dëmtim punëtori është humbje еdhe për kompaninë në të cilën shërben ky punëtor. Prandaj, t’ju bëjmë të kuptoni se siguria e punëtorit dhe shëndeti i tij është bazë e profitit tuaj po gjithashtu edhe misioni ynë, të cilin me ngulm tentojmë ta realizojmë.

Vizioni ynë

Kompania jonë punon gjithmonë për të mënjanuar pasigurinë dhe pasojat që mund t’i kenë punëtorët gjatë procesit të punës, prandaj vizioni ynë është që të jemi sinonim i sigurisë së punëtorëve në vendet e tyre të punës.

Ekipi i punës

  • Drejtor - Armend Kasa
    armend.kasa@elektrodepo.mk
  • Supervizor - Fisnik Ademi
    fisnik.ademi@elektrodepo.mk
  • Inxhiniere e teknologjisë ushqimore; Person profesional për siguri në punë - Ermine Reshiti
    ermine.reshiti@elektrodepo.mk
  • Teknologe ushqimore - Imingjile Mena
    imingjile.mena@elektrodepo.mk
  • Inxhinier për siguri dhe shëndet në punë - Avni Abazi
    avni.abazi@elektrodepo.mk
  • Inxhiniere e pylltarisë; Person profesional për siguri në punë - Sonja Kirovska
    sonja.kirovska@elektrodepo.mk

Bashkëpunëtorët

Susksesi ynë krahas punës së palodhshme erdhi edhe falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë me:
• Progens - në realizimin e kontrolleve kimike dhe biologjike;
• Poliklinika Medika - në realizimin e kontrolleve mjekësore.